Erdoğan në maj pritet të vizitojë Maqedoninë

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, për ftesën e homologut të tij Gjorge Ivanov në Maqedoni, tha se në rast se programi i tij përshtatet në muajin maj do të zhvillojë një vizitë kthyese në Maqedoni, raporton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan dhe Ivanov, pas takimit të realizuar në Kompleksin Presidencial në Ankara, zhvilluan një konferencë shtypi të përbashkët.

Erdoğan duke iu përgjigjur ftesës së homologut të tij të Maqedonisë, në rast se programi i tij përshtatet në muajin maj do të zhvillojë një vizitë kthyese në Maqedoni.

Presidenti i Turqisë theksoi se rruajtja e qetësisë dhe paqes në Maqedoni, e cila është pasqyra e Ballkanit, është një shembull i rëndësishëm për rajonin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme