Kurti: Nuk do të ketë liberalizim vizash pa e luftuar krimin e korrupsionin

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media në lidhje me procedimin e marrëveshjes së Demarkacionit.

Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka thënë se ratifikimi i kësaj marrëveshjeje nuk do të sjellë liberalizimin e vizave, prandaj sipas tij, nuk duhet ngutur për ta votuar një marrëveshje të dëmshme për vendin, raporton Periskopi.

“Kjo Marrëveshje në Kosovë po interpretohet si çmim për liberlizim të vizave për qytetarët e Republikë së Kosovës, mirëpo ka shumë procedura të brendshme në Bashkimin Evropian për liberalizimin e vizave. Komisioni Evropian, pastaj Këshilli i Bashkimit Evropian, pastaj Parlamenti Evropian, e pastaj edhe ministrant e drejtësisë e të brendshëm të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. Prandaj shtrohet pyetja, pse gjithë kjo nguti e Thaçit e Haradinajt me Demarkacionin. Liberalizimi nuk do të vijë as javën e ardhshme, as muajin e ardshëm e së paku as stinën e ardhshme”, u shpreh Kurti.

Ai ka thënë se për liberalizim të vizave kushti I vetëm nuk është Demarkacionit por lufta e vërtetë kundër krimit të organizuar e korrupsionit. Prandaj ai tha se më mirë është që fillimisht të merremi me këtë të fundit, e të kemi kohë që të mirremi vesh me Malin e Zi për çështjen e kufirit.

Kurti tha se menjëherë pas ratifikimit të Demarkacionit ndërkombëtarët do të kërkojnë fuqishëm luftimin e krimit e korrupsionit e kjo nuk do të bëhet sepse këta qeveritarë nuk do ta luftojnë vetveten.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme