Pacolli e Matoshi bashkë në Zajqec,investimet kapitale po t’kurren cdo ditë

Sakte.net  /  E premte, 14 Tetor 2016  –   17:03

Sipas Pacollit, investimet kapitale janë në rënie ndërsa shpenzimet qeveritare janë në rritje.

Ky fenomen, tha Pacolli, është një nga faktorët kryesorë që e tkurrë perspektivën e Kosovës.

“Tendenca e investimeve të huaja në Kosovë është në rënie, pasi që investitorët e huaj të cilët kanë ardhur në Kosovë për t’i investuar me qindra miliona euro, janë tërhequr. Investitori dëshiron që paraja e tij të jetë e sigurt” ka thënë Pacolli, duke shtuar se ata do të vazhdojnë të largohen nga Kosova nëse kjo situatë konfuze me funksionim të ligjit nuk ndryshon.

Pacolli deklaroi se Kosova duhet t’i mbrojë me ligj investitorët qoftë vendor qoftë nderkombëtar  të cilët duan t’i fusin paratë e tyre në një ambient të sigurt.

Ndërkohë nenkryetari i Kamenices nga radhet e AKR-së Fatmir Matoshi sot bashk me presidentin e AKR-së Behgjet Pacolli vizituan plantacionin në fshatin Zajqec që është pronë e Dardan Velis.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme