Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka folur pas dështimit të Kuvendit për të mbajtur seancën e sotme ku ishte paraparë shqyrtimi i demarkacionit me Malin e Zi.
Limaj është shprehur optimist se deputetët do ta mbështesin ratifikimin e demarkacionit.
“Mospajtimet që u shfaqen sot unë i shoh te tejkalueshme dhe pres nga gjitha subjektet politike parlamentare ashtu siç jemi zotuar ta votojmë demarkacionin dhe të hapim perspektiven evropiane vendit tonë”, ka thënë Limaj për Indeksonline.
Ndryshe sot deputetët e mazhorancës ishin të vendosur për ta ratifikuar demarkacionin, por Lista Serbe në momentet e fundit u deklarua kundër ndërsa LDK-ja nuk e donte përfshirjen e raportit të Shpejtim Bulliqit në marrëveshjen e re.