Kryeparlamentari Kadri Veseli do t’i thërras edhe sot në takim, në zyrën e tij, të gjithë përfaqësuesit e partive politike; PDK, LDK, Nisma, për të shikuar opsionet për gjetjen finale të konsensusit rreth ratifikimit të demarkacionit.
Janë LDK dhe AAK që kanë mospajtime rreth nenit që flet për raportin e Shpejtim Bulliqit. Burime të lajmi.net thonë se nga takimet e djeshme gjatë ditës dhe në mbrëmje në zyrën e Veselit ka përafrim të qëndrimeve.
“Pajtimi duket afër nga ajo çka është biseduar mbrëmë. Presim sot që të ketë konsultime shtesë në mënyrë që sa më shpejt të gjendet zgjidhja dhe të ratifikohet demarkacioni”, ka thënë një zyrtar i përfshirë në bisedime.