Sakte.net / E premte, 14 Tetor 2016 – 18:03
Operacioni u krye nga Dr.James Goodrich, i konsideruar si ekspert i kësaj lloj kirurgjie.
Operacioni ka zgjatur 16 orë e gjysmë.
Janë bërë shtatë ndarje nga ky mjek, kurse 59 operacione të tilla janë bërë që nga viti 1952 në botë.
Goodrich e ka informuar familjen për ndarjen e fëmijëve rreth ores tre të pasdites.
“Ja pra, ne e bëmë këtë”, tha Goodrich.
Në faqen e Facebookut, nëna e binjakëve, Nicole shkruajti: “ Dy foshnje të ndara…dhe unë ende ndihem e pasigurt për të ardhmen.
Unë nuk kam qarë derisa kirurgët e braktisën dhomën. Unë mezi kam mundur të them “faleminderit” për shkak të gropës që po bëhej në stomakun tim.
Ne po qëndronim para një të panjohure të madhe. Muajt e ardhshëm do të jenë kritikë për rimëkëmbjen e Anias dhe Jadon.”/Lajmi.net