Krasniqi: PDK e interesuar për zgjidhje të suksesshme të demarkacionit

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi ka bërë thirrje që të kalojë marrëveshja për ratifikimin demarkacionin në seancën e sotme.

Krasniqi ka vlerësuar se është papërgjegjësi të mos arrihet konsensus në mes të partive politike për gjëra procedurale.

“Tani kur jemi kaq pranë për të pasur shumicën e nevojshme nuk mund të mos them se s’është për keqardhje se kemi dallime në finesa të terminologjisë, për të arritur një tekst të përbashkët që i adreson shqetësimet te secilit prej grupeve parlamentare” deklaroi Krasniqi në adresimin e tij në kuvend.

Ai tha se PDK-ja është e interesuar për zgjidhje që me sukses i jep epilog çështjes së demarkacionit.

Krasniqi bëri të ditur se mbështesin shmangjen, mirëpo nëse nuk kalon marrëveshja, ai vlerësoi se dhjetë ditë mund të jenë shumë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme