Në SHBA janë caktuar tre dënime me vdekje për një ditë

Në tre shtete federale amerikane Alabama, Teksas dhe Florida në të njëjtën ditë janë caktuar kryerje të tre dënimeve me vdekje, ndërsa ekzekutimi është zbatuar vetëm në Florida.

Nëse ishin kryer të gjitha tre ekzekutimet, ajo do të ishte hera e parë pas më shumë se tetë viteve të përsëritet rast i tillë në SHBA.

Erik Brenç (47), i dënuar me vdekje për shkak të vrasjes dhe përdhunimit të një studenteje në vitin 1993, në Florida e pranoi injeksionin vdekjeprurës, ndërsa para se të vdesë ka bërtitur “vrasës”.

I dënuari nga Teksasi Tomas Vitaker mbrëmë është amnistuar në bazë të rekomandimeve të Bordit shtetëror i cili ka autorizime për atë, ndërsa në Alabama ekzekutimi i Dojl Li Hem është anuluar prejse personeli mjekësor ka konfirmuar se ka vështirësi me injektimin e lëngut vdekjeprurës në një venë.

Për herë të fundit në të njëjtën ditë tre ekzekutime janë kryer në janar të vitit 2010 në Luizijanë, Ohajo dhe Teksas.

Në vitin 1999 në të njëjtën ditë janë ekzekutuar katër të dënuar në Oklahoma, Indiana, Teksas dhe Virxhinia.

Në vitin 2017 në SHBA janë ekzekutuar gjithsej 23 të dënuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme