Një kompromis mbi Kosovën është i mundur vetëm nëse bëhet një marrëveshje e drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës, tha ish ambasadori i SHBA-së në Serbi, William Montgomery, duke shtuar se ai nuk është optimist.
“Unë nuk jam optimist rreth çështjes së Kosovës dhe pres që çështja të vazhdojë ta rëndojë rajonin,” tha Montgomery.
I pyetur nëse kishte vend për një zgjidhje kompromisi, duke pasur parasysh se Prishtina nuk pranoi asgjë, përveç pavarësisë.
“Mendimi im personal është se nëse do të jetë një zgjidhje kompromisi, atëherë do të jetë rezultat i një marrëveshjeje të drejtpërdrejtë midis Beogradit dhe Prishtinës,” thotë Montgomery, por thekson se për një marrëveshje të tillë ekzistojnë dy pengesa kryesore.
Pengesa e parë, thotë ai, është se shqiptarët e Kosovës kanë mbështetje të fortë nga amerikanët për të mbajtur qëndrimin mbi pavarësinë e Kosovës brenda kufijve. “Për sa kohë që Shtetet e Bashkuara e mbajnë atë pozitë, ka pak mundësi që çdo politikan, shqiptar i Kosovës, të marrë përsipër rrezikun politik të ‘dorëzimit’ të çdo territori,” thotë ai.
Një pengesë tjetër është se një kompromis i mirë do të ishte ajo që shumë nga të dyja palët, në masë të madhe, do të konsideronin si të papranueshme dhe e kundërta, raporton “b92”, transmeton Periskopi.
“Mendoj se do të ishte shumë e vështirë për Serbinë dhe për shqiptarët e Kosovës, por sidomos për këta të fundit,” thotë Montgomeri. Sipas tij, ekzistojnë katër rezultate të mundshme kur bëhet fjalë për Kosovën. E para, thotë ai, është një shtrirje e situatës aktuale, e cila përfundimisht do të përdoret si një arsye për të bllokuar pranimin e Serbisë në BE.
E dyta është normalizimi i marrëdhënieve pa njohjen e drejtpërdrejtë të pavarësisë së Kosovës nga pala serbe. “Unë pres që BE do t’i kërkojë Serbisë të ndikojë Rusinë për të ndaluar bllokimin e pranimit të Kosovës në OKB në këmbim të anëtarësimit të Serbisë në BE,” tha ish diplomati i SHBA-së.
Rezultati i katërt i mundshëm është që lidershipi serb dhe udhëheqja e shqiptarëve të Kosovës të arrijnë një marrëveshje dypalëshe, në të cilën do të ketë elemente që komunitetit ndërkombëtar nuk do t’i pëlqente.
Si shembull i këtyre elementeve, Montgomeri liston disa aspekte të ndarjes së Kosovës dhe përfshirjen e një pjese më të vogël të territorit në Serbi, i cili tani është kryesisht i banuar nga shqiptarët. “Ju e dini që kompromisi është i mirë, kur lojtarët kryesorë në të dyja anët e kundërshtojnë fuqishëm atë,” përfundon Montgomery.
Duke komentuar mbi vizitën e tij të fundit, senatori Ron Johnson i tha Serbisë se ai thjesht përsëriti qëndrimet standarde të SHBA-së dhe se vizita e tij, duke pasur parasysh, nuk duhet të interpretohet si një lloj presioni.
I pyetur për marrëdhëniet ruso-serbe dhe kërkesat e BE-së që Serbia të harmonizojë politikën e saj të jashtme me evropianin, madje edhe në rastin e Rusisë, Montgomery thotë se kjo kërkesë duhet parë në dritën e faktit se shumë në BE nuk duan fare anëtarë të rinj dhe sidomos jo ata që kanë probleme serioze me fqinjët e tyre./Periskopi/