Lideri social demokrat nga Vojvodina, Nenad Çanak, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, ka folur për rrezikun rus në Ballkanin Perendimor. Çanak, mes shumë akuzave për administratën agresive të Putinit, thotë që edhe vrasja e Ivanoviqit është në linjë me synimet destabilizuese të Rusisë në rajonin e Ballkanit.
Do të ketë shumë trazira nëveriun e Kosovës që do t’i shkojnë përshtati administrates së Vladimir Putinit, sepse kjo do të sjellë forcimin e ekstremistëve prorusë në Serbi. Ka thënë në një intervistë për Europen e Lirë Nenad Canak, kryetari Lidhjes Social Demokrate të Vojvodinës dhe kryetari komisionit parlamentar për Integrime europiane në Parlamenitn e Serbisë, shkruan Periskopi.
Sipas tij, trazirat e tilla mund të shpërthejn edhe në Beograd pas zgjedhjeve të marsit të këtij viti. Çanak ka shtuar se është i gatshëm që këto informacione t’ua dorëzojë organeve kompetente në Serbi.
Ndërsa për vrasjen e Oliver Ivanoviqiti, liderii LSV, asnjëher ënuk e ka drejtuar gishtin drejt rusve, por thekson se interesta ruse në këtë kohë janë të afërta me klimen që e krijojn vrasje të tilla politike.
Sipas tij, e ashtuquajtura Qendra Humanitare Ruse në Nish është bërthamë e një baze ushtarake dhe Çanak pohon se ka indikacione se në këtë qendër është përgaditur puqi i vitit në Mal të Zi.
Intervista është dhënë në Radion Europa e Lirënë gjuhën serbe. /Periskopi/