Juncker nis sot vizitën në Ballkanin Perëndimor

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, do të nisë sot vizitën e tij në Ballkanin Perëndimor, për të promovuar strategjinë e re të BE-së për këtë rajon

Vizita e Juncker-it në gjashtë shtete të Ballkanit, të cilat janë jashtë Bashkimit Evropian, nis në Maqedoni, ku do të takohet me kryeministrin e këtij vendi, Zoran Zaev.

Më herët gjatë këtij muaji Komisioni Evropian ka publikuar strategjinë e re për integrimin e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë, Malit të Zi, Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës në BE.

Në mesin e këtyre vendeve, Serbia dhe Mali i Zi janë përmendur si vendet më të afërta për t’u anëtarësuar në bllok deri më 2025, nëse i plotësojnë të gjitha kushtet.

Vizita e Junckerit në këtë rajon vjen pas vizitës së ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov në Beograd, i cili ka deklaruar marrëdhëniet e ngushta të vendit të tij me Serbinë.

Gjatë vizitës së tij, Lavrov ka përshëndetur rrugën e Serbisë për në BE, mirëpo ka premtuar se Moska do të jetë e lidhur me këtë vend, pavarësisht ndodhive të tjera.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme