Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, ka thënë se deptutetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, para se ta votojnë marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi, duhet ta lexojnë betimin e deputetit të cilin e kanë dhënë në fillim të kësaj ligjslature.
“Para se deputetët të votojnë marrëveshjen që i falë mbi 8200 ha, Malit të zi, duhet t’a kenë të qartë betimin që kanë dhënë, në fillim të kësaj legjislature” ka shkruar Haxhiu, raporton Periskopi.
Në reagimin e saj ajo ka bashkëngjitur edhe tekstin e betimit të deputetit.“Në vijim gjeni tekstin e Betimit të cilin e kanë nënshkruar 120 deputetët e Kuvendit:“Unë, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, betohem se me nder e me përkushtim do ta kryej detyrën time dhe do ta përfaqësoj me dinjitet popullin, do të punoj në interes të Kosovës dhe të gjithë qytetarëve të saj, do të angazhohem për mbrojtjen dhe për respektimin e kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë, për mbrojtjen e TËRËSISË TERRITORIALE dhe të integritetit institucional të Kosovës, për garantimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, në përputhje me ligjet e vendit dhe me standardet evropiane.”Betohem!” ka shkruar Haxhiu.Lëvizja Vetëvendosje sot ka kundërshtuar edhe marrëveshjen e arritur ndërmjet partive qeverisëse dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, përmes së cilës marrëveshje raporti i Komisionit të Shpejtim Bulliqit do të jetë vetëm informues.Vetëvendosje thotë që edhe përkundër kësaj marrëveshjeje, Kosova përsëri i humb 8000 hektarë tokë.