Gazeta Bild ka njoftuar se policia gjermane ka marrë babanë e sulmuesit 18 vjeçar dhe po e interviston. Ekipet e mjekësisë ligjore janë në kërkim të banesës ku jetonte i armatosuri bashkë me prindërit e tij
Raporti thotë se i dyshuari ka jetuar në rrethin Maxvorstadt, përcjell Gazeta Express.
Fqinjët e familjes kanë thënë për mediat gjermane se djali 18 vjeçar “ishte djalë i qetë”.
“Ai jeton përballë shtëpisë sime”, ka thënë një fqinj.
“Një mik i imi e ka pasur atë në shkollë, ai ishte djalë i qetë”, i ka thënë fqinji mediave gjermane.