Jahjaga foli për Gjykatën Speciale në Hagë

Ish –presidentja Atifete Jahjaga ka mbajtur një fjalim në Hagë, të organizuar nga Geoffrey Nice, ish –Prokurori i Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi.

Ish-shefja e shtetit e cila në fund të mandatit të saj e kishte bërë marrëveshjen me Holandën për Gjykatën Speciale, atje ka folur për përpjekjet e Kosovës për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

Për këtë event ka njoftuar vetë Jahjaga në rrjetin social, Facebook si dhe ish ambasadori i Holandës në Kosovë Robert Bosch.

“Sot gjatë konferencës “Fizibiliteti politik i gjykatave ndërkombëtare të krimeve në kontekstin politik dhe ligjor”, organizuar nga ish prokurori i Tribunalit të Hagës në rastin e Sllobodan Millosheviqit, u ftova të flas rreth Gjykatës Speciale të Kosovës, rendin dhe ligjin në përgjithësi, dhe përpjekjet tona për të sjellë drejtësi për të gjitha viktimat e luftës në Kosovë gjatë viteve 1998-1999”, citon RTK Jahjagën.

Ndërkohë, në këtë event ka marrë pjesë edhe Vjosa Dobruna ambasadore e Kosovës në Mbretërinë e Holandës.

Zyrtarë të lartë të vendit në dhjetor të vitit të kaluar kishin nisur një përpjekje për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, nga e cila hoqën dorë pas një presioni të madh ndërkombëtar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme