Fuqitë ushtarake në regjion: Shqipëria 10 vende ma lartë, dallimi Kroaci-Serbi

Indeksi i Fuqisë Globale 2017, i hartuar nga Global Firepoëer e renditet Shqipërinë në vendin e 90’të, nga 133 shtete të marra në studim, sa i përket fuqisë së tyre ushtarake.

Krahasuar me studimin e një viti më parë, Shqipëria është përmirësuar me dhjetë shkallë, në 2016 renditej e 100’ta në botë dhe e fundit në rajon.

Shqipëria renditet më lart se disa nga vendet e Ballkanit. Për shembull, Bosnja e Hercegovina renditet në vendi e 121-të ndërsa Maqedonia në vendin e 122-të. Mali i zi dhe Kosova nuk përfshihen në studim.

Ndër vendet e Ballkanit Përendimor, Kroacia renditet më së larti, në pozitën e 68’të, kurse Serbia renditet e 83-ta, disa shkallë përpara Shqipërisë.

Serbët kanë 52 mijë ushtarë të rregullt në krahasim me Kroacinë që ka vetëm 21 mijë e 50 ushtarë të rregullt, por 102 mijë e 700 ushtarë rezervë.

Buxheti i Serbisë për ushtri është 830 milionë dollarë kurse i kroatëve 958 milionë.

Sidoqoftë, Indeksi është hartuar në bazë të një metodologjie komplekse, e cila merr në konsideratë më shumë se 50 faktorë të ndryshëm.

Në veçanti shihet në këtë studim: numri i ushtrisë, numri i tankeve, anijeve, avionëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake, niveli i financimit të sferës ushtarake, infrastruktura e transportit të vendit, qasja në produktet e naftës dhe faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në aftësinë luftarake të ushtrisë. Duhet theksuar se Indeksi nuk përfshin armët bërthamore.

Indeksi hartohet nga Global Fire Poëer, e njohur për publikimet statistikore në fushën e ushtrisë, logjistikës, resurset natyrore dhe ato financiare etj.

Në vendet me ushtritë më të fuqishme të botës përfshihen SHBA, Rusia, Kina, India, Britania e Madhe, Franca, Italia, Koreja e Jugut, Gjermania, Brazili, Japonia, Turqia. Në vendet e fundit sipas renditjes janë: Butan, Suriname, Sierra Leone, Mauritani, Republika Qendrore e Afrikës, Somalia etj. /gazetametro.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme