Kompania për modifikimin e veturave Fostla e ka ngritur në një nivel tjetër BMW X6 M50D Hamann.
Shkëlqimi i këtij modeli vjen falë mbështjelljes me ngjyrë të zezë krom të aplikuar nga Fostla. Ky modeli i quajtur Hamann Anniversary Evo II Black Line vjen me rrota të para me gjerësi 10.5 inc dhe gjerësi 22 inc dhe rrota të pasme me gjerësi 12 inc dhe madhësi 22 inc, transmeton Express. Rrotat janë të madhësisë 295/30 të përparmet dhe 335/25 ato të pasmet me disqe të cilat i përshtaten një modeli të ulët veture.
BMW M50D standar ofron 381PS dhe 740Nm torkë, ndërsa pas përforcimit PP-Performance Stage 1 nga Fostla, fuqia e motorit është rritur në 443PS dhe 845Nm torkë.
Kjo pako modifikimi vjen me çmim prej 19,000€ apo çmimi i një VW Golfi të ri.