Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka thënë të hënën se Serbia duhet ta zgjidhë mosmarrëveshjen e saj me Kosovën dhe të zbatojë një sërë reformash para se të mund të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.
Juncker tha pas bisedave me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se vendi ballkanik është në rrugë të duhur, por se BE nuk mund të pranojnë më anëtarë të rinj me çështje të pazgjidhura territoriale, raporton AP.
“Serbia tashmë ka mbuluar një pjesë impresive të rrugës (për në BE)”, tha Juncker, para se të shtonte se një numër problemesh “ende duhen zgjidhur”, transmeton Koha.net.
Ai potencoi reformat në gjyqësor dhe përmirësimet në sundimin e ligjit si kushte për Serbinë dhe të tjerët për të hyrë në BE.
Juncker, duke u bazuar në deklaratën e presidentit serb Vuçiq se duhet gjetur një kompromis me shqiptarët e Kosovës, tha se BE po kërkon në marrëveshje “ligjërisht obliguese” mes Serbisë dhe Kosovës, por se çfarë është ajo marrëveshje i takon dy vendeve.
Juncker tashmë ka vizituar Maqedoninë dhe Shqipërinë. Të martën do të vizitojë Malin e Zi para se të vazhdojë në Kosovë (të mërkurën) dhe në Bosnje.
Udhëtimi i tij përfundon në samitin e BE-së me liderët rajonalë në Sofje, Bullgari, më 1 mars.