Votimi për vazhdimin e mandatit të prokurores Lidija Raiçeviq në Prokurorinë për krim të organizuar nga anëtarja e Këshillit të prokurorëve, Fidanka Rajevskan, ka krijuar konflikt interesash dhe për këtë ligjërisht nuk është ndëshkuar askush edhe pse tashmë kanë kaluar dy javë.
Në vazhdimin e mandateve të prokurorëve në Prokurorinë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Fidanka Rajevskan ka votuar për Lidija Raiçeviq, e cila heton bashkëshortin e Rajevskan, Ljube Rajevski, njëri nga drejtorët e NLB Bankës, i cili prej vitit të kaluar është i dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe larje parash.
Amabadadori amerikan në Shkup Jess Bejli, sot e cilësoi si të habitshëm faktin që nuk është marrë asnjë masë ligjore ndaj personave që kanë bërë këtë shkelje ligjore.
“Këshilli Prokurorial bëri një emërime në një department të Prokurorisë Publike dhe një anëtarë i Këshillit mori pjesë në riemërimin e një prokurori dhe ai prokuror hetonte një pjestar të afërm të familjes të atij anëtari të Këshillit. Tani pjesëmarrja e atij anëtari të Këshillit në këtë vendimarrje paraqet një në mënyrë të qartë konflik interesash dhe largimi nga pozicioni do të ishte masa e duhur. Por nuk ndodhi në këtë rast. Askush në të vërtetë nuk e di se çfarë ka ndodhur dhe si rezultat, profesionistët në gjyqësorë dhe publiku i gjërë, humbasin edhe pjesë tjetër të besimit. Veprimet individuale kanë rëndësi.”- theksoi ambasadori Xhes Bejli.
I pyetur se a do të merret ndonjë masë ndëshkuese ligjore ndaj Fidanka Rajevskan , Kryeprokurori Publik, Ljubomir Joveski, tha se përgjegjës për të vepruar për këtë rast është Këshilli i Prokurorëve.
Ndërsa me kryetarin e Këshillit të Prokurorëve Publik, Kole Shterjev, nuk patëm suskses të kontaktojmë përmes telefonit, sepse të njëjtin e kishte të fikur. Shterjev pak javë më parë ishte edhe vet i përfshirë në një skandal në Këshillin e Prokurorëve ku në mënyrë joligjore ka zgjedhur mbesën e tij në Prokurorinë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.
Bejli i inkurajoi mediat që të ndjekin raste të tilla dhe t’i raportojnë në mënyrë profesionale, sepse kështu edhe gjyqësori do t’i shoh si aleat.
Rol të rëndësishëm në implementimi i mbikqyrjes, transparencës, llogaridhënia, ka edhe Parlamenti i cili, pa ndërhyrë në punën e gjyqësorit mund të ushtrojë autoritetin e tij.
Sipas Bejlit, duke vepruar në mënyrë profesionale në realizimin e reformave, më vështirë do të jetë ndryshimi i sjelljes se sa ndryshimii ligjeve./Almakos