AI nuk përgjigjet pse në raport e ka lënë Kosovën pjesë të Serbisë

Derisa në Kosovë së fundmi ka nisur punën Komisioni për verifikimin e statusit të personave të dhunuar gjatë luftës, organizatat ndërkombëtare nuk janë të kënaqura me atë që po u ofrohet viktimave, raporton KTV.

Organizata “Amnesty International” ka publikuar raportin e saj vjetor, në të cilin reparacionet për viktimat e dhunës seksuale nga lufta që parashihen me ligj, i vlerësojnë të mangëta, duke theksuar edhe stigmën që i përcjell ende.

Gjithashtu, organizata ngre shqetësimin e dëshmive të mbetura në sirtarë që nga koha kur ato ishin mbledhur nga UNMIK-u.

Qindra lëndë do t’i kalojnë Prokurorisë Speciale të Kosovës, me përfundimin e mandatit të EULEX-it në qershorin e këtij viti. Në raport, janë përmendur edhe raste të shkeljes së Kodit të Procedurës Penale, me mbajtjen në paraburgim të të pandehurve.

Ndërsa, për vdekjen e aktivistit Astrit Dehari, sipas raportit, Ministria e Drejtësisë, dështoi të japë një shpjegim. “Amnesty International”, që është organizatë joqeveritare me qendrën kryesore në Londër, këto të dhëna për Kosovën i ka vendosur në kuadër të raportit për Serbinë.

KohaVisioni e ka pyetur organizatën për faktin që e ka bërë shtetin e Kosovës pjesë të Serbisë, por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

© KOHA.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme