Zyrtari i VV-së paralajmëron një votë pro demarkacionit

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje Alban Krasniqi i cili njëherë është edhe bashkëshorti i deputetes Albulena Haxhiu, ka bërë një postim interesant.

Në kohën kur po numërohen votat për ratifikim të demarkacionit, Krasniqi ka aluduar se kushdo që jep votën pro, do shpallet tradhtar, njëjtë si Esat Pash Toptani.

Krasniqi si duket ka paralajmëruar anëtarët e partisë së tij, të cilët janë rreshtuar në krahun e Dardan Molliqajt

EKSKLUZIVE: Sigurohet edhe një votë pro demarkacionit (foto)” është mbishkrimi që Krasniqi i ka vënë  fotografisë së tij, e cila me apo pa qëllim ka të gdhendur emrin në gur varri.

Seanca për demarkacionin është caktuar për nesër por jo të gjithë deputetët e VV-së kanë publikuar votën kundër kësaj marrëveshje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme