Pacolli tregon se çka ka biseduar me deputetët e Vetëvendosjes

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, është shfaqur i bindur që Marrëveshja e Demarkacionit do të votohet sot, raporton Periskopi.

“Unë e di që sot, pak me vonë demarkacioni do të kalojë. Dhe nëse kalon, ne kemi vituar të drejtën që diku nga vjeshta e këtij viti edhe kosovarët të udhëtojnë pa viza”, ka thënë Pacolli.

Ndërsa i pyetur se a u munduan t’i bindin deputetët e Vetëvendosjes për të votuar këtë marrëveshje, Pacolli ka thënë jo.

“Jo s’kemi biseduar me deputetët e VV-së se a do ta votojnë a po jo, por kemi biseduar në lidhje me pauzën”, u shpreh ai.

Pacolli tha se demarkacionin do ta votojnë deputetët e Kuvendit të Kosovës.

“Do të gjinden votat sigurisht”, tha Pacolli. /Periskopi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme