Sopishtë, mund të rivotohet për vendosjen e përmendores së Qoses

Kryetari i Këshillit Komunal të Sopishtës, Jane Micevski, nuk përjashton mundësinë e rivotimit për vendosjen e përmendores së Qosetos në këtë Komunë. Rivotimi mund të ndodhë pasi që anëtari i Aleancës për Shqiptarët në Këshillin Komunal Orhan Gafuri, tha se gabimisht ka votuar “për” vendosjen e përmendores së Qosetos në Sopishtë.

Micevski thotë se procesi i votimit ka qenë legjitim dhe se është votuar me ngritje të dorës. Bilanci i votimit ka qenë 6 “për” dhe 4 “kundër”, duke e miratuar kështu vendimin për vendosjen e Qosetos në Qytetin e Diellit që graviton në Komunën e Sopishtes.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov nuk deshi të komentoj në lidhje me vendimet e dala nga këshilli komunal duke shtuar se Sopishta si komunë mund të marrë vendime autonome.

Ndërkaq Aleanca për Shqiptarët, një ditë më parë u distancuan nga vendimi i Orhan Gafuri, anëtarit të tyre në Këshillin Komunal të Sopishtes. Ata mohojnë çdo bashkëpunim të mundshëm me OBRM-PDUKM-në.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme