“Duke ndjekur me vëmendje procesin gjyqësor kundër vrasësit të djaloshit Almir Aliu nga Kumanova, Lëvizja BESA konstaton se ky rast është një test për drejtësinë në kushtet e reja në Maqedoni. Nëse edhe kjo drejtësi vepron me dy standarde dhe për shqiptarët vazhdon të mbetet njerkë, atëherë i bie të konkludojmë se beteja jonë për shtet të së drejtës dhe kundër regjimit paska qenë e kotë.
Nisur nga kjo, Lëvizja BESA e mbështet protestën qytetare që do të mbahet ditën e premte (2 mars) dhe u bën thirrje të gjithë njerëzve vullnetmirë që ta mbështesin këtë protestë dhe të dëshmojnë se në cilën anë janë në kohën kur gatuhet vrasja e dytë për Almir Aliun., – thuhet në njoftimin e Lëvizja BESA – Shkup, Afrim Gashi, kryetar.