Ligji i gjuhëve, VMRO nuk i tërheq 35 mijë amendamentet

VMRO-DPMNE-ja nuk lëshon pe dhe nuk tërheq 35 mijë amendamentet ndaj Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

Sipas liderit të kësaj partie, Hristijan Mickoski, tërheqja eventuale e amendamenteve mund të ndodhë vetëm atëherë kur shumica të jetë e gatshme të hartojë propozim ligj të ri për përdorimin e gjuhëve duke përfshirë opozitën dhe ekspertët.

“Po ka mënyrë, të tërhiqet ligji nga procedura parlamentare, të formohet grup punë në të cilën do të marrin pjesë të gjitha grupet parlamentare, ku do të ftohen ekspert nga jashtë, përfaqësues i ASHAM-it, përfaqësues i Kabinetit të Presidentit, të ulemi dhe të hartojmë vepër Kushtetuese dhe të pranishme”, deklaroi Hristijan Mickoski, Kryetar i VMRO-DPMNE-së.

I pyetur nëse VMRO-DPMNE-ja si parakusht për të mbështetur ligjet reformuese ka vendosur amnistinë, informacionet e tilla i pari i partisë i quajti spekulime. Paraprakisht për mediat vendase, Mickoski kishte theksuar rëndësinë e amnistimit të një pjesë të ish funksionarëve nga partia e tij.

Nga ana tjetër nënkryetarja e Kuvendit, njëkohësisht deputete e LSDM-së, Frosina Remenski vlerëson se Ligji për përdorimin e gjuhëve është Kushtetues dhe se për vërejtje shtesë do të kërkohet mendimi i Komisionit të Venecias.

“Të gjitha aktet e dyshimta të cilat nxitën reagime në opinion dhe denoncime nga organe të caktuara do të jenë lëndë shqyrtimi nga Komisioni i Venecias. Të gjithë hapat e mëtejmë duhet të jenë në përputhshmëri me procedurat Parlamentare, në përputhshmëri më Rregulloren dhe Kushtetutën dhe nga ana tjetër të mos krijohet bllokim i punës së Kuvendit, dhe të respektohen procedurat parlamentare dhe të drejtat e deputetëve për të parashtruar amendamente”, tha Frosina Remenski, Nënkryetare e Kuvendit .

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme