Katër persona e kanë humbur jetën dhe dy persona nga të cilët njëri i lënduar janë shpëtuar si pasojë e një orteku të borës që ka rënë në Alpe në juglindje të Francës, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit të publikuar në kanalin publik France 3, në orët e mesditës në Alpe në afërsi të qytetit Entraunes, ka rënë një ortek i borës.
Sipas lajmit në fjalë, gjatë rënies së ortekut, i pranishëm në rajon ka qenë një grup i përbërë nga gjashtë personave, katër prej të cilëve kanë humbur jetën ndërkaq dy të tjerë janë shpëtuar, njëri prej të cilëve ishte i lënduar.
Kreu i Këshillit të Departamentit Alpe-Maritimes, Charles-Ange Ginesy konfirmoi se në orën 15:00 sipas kohës lokale, jetën e kanë humbur katër persona ndërsa dy të tjerë kanë arritur të shpëtojnë.
Fatkeqësia e ortekut ndodhi jashtë pistës së skijimit dhe grupi prej gjashtë personash të cilët kishin dalë në mal për ecje, mbetën poshtë ortekut.
Vargmalet e Alpeve midis Italisë dhe Francës njihen si qendrat më të rëndësishme të turizmit dimëror.