LDK-ja thotë se presidenti s’ka mandat për të udhëhequr negociatat

Përfshirja e Presidentit Hashim Thaçi në dialogun me Serbinë pritet ta sjellë atë në Kuvend për sqarime para deputetëve.

Lidhja Demokratike e Kosovës thotë se presidenti Hashim Thaçi po negocion me Serbinë pa qenë i mandatar nga askush, raporton KTV.

Vjosa Osmani ka deklaruar se presidenti duhet të sqarojë përmbajtjen e dialogut Kosovë-Serbi në të kundërtën sipas saj, do të dyshohet për rrjedhën e dialogut.

Si shqetësim të dytë ajo ka ngritur çështjen e njohjeve nga shtete dhe organizatat e ndryshme. I ka bërë thirrje Serbisë të mos jetë defanzive me Serbinë, por të ndërtojë strategji aktiv.

Ajo ka thënë se është dëshmuar që bota i ka mbyllur dyert për liderët aktualë, kryeministri nuk ka pasur asnjë vizitë bilaterale dhe se nuk duhet të pritet heqja e vizave nga politikanët që vetë kanë probleme me viza.

Deputeti tjetër nga LDK-ja, Armend Zemaj, tha se sa integrimi i Kosovës në BE varet shumë nga luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Kurse Ilir Deda nga Alternativa, tha se Kosova për të siguruar rrugën për në BE, duhet ta rrëzojë Qeverinë e tanishme.

Këto deklarime u bënë në konferencën e përjavshme të Grupit parlamentar të LDK-së.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme