Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016 – 11:47
Tashmë konsiderohet “krim” të marrësh Galaxy Note 7 në aeroplan.
Administrata Federale e Aviacionit ndaloji zyrtarisht marrjen e telefonit Samsung Galaxy Note 7 në aeroplan. Nëpërmjet një urdhër ndalimi,tashmë konsiderohet krim të udhëtosh me këtë lloj pajisje.
Sipas urdhërit të Administratës, të lëshuar në mbrëmjen e 15 Tetorit, udhëtarët janë të ndaluar të marrin me vete në aeroplan pajisjen e përmendur. Udhëtarët janë të ndaluar në çfarëdolloj situate, të kenë me vete, në bagazh ose si ngarkesë pajisjen, gjithashtu, çdo person i painformuar mbi vendimin ,duhet ta fikë menjëherë pajisjen gjatë udhëtimit.
Udhëtarët të cilët kanë me vete telefonin Note 7 do të jenë subjekt shkeljeje dhe do të gjobiten deri në 179,933$ për çdo ditë të kapur në shkelje dhe mund të dënohen edhe me heqje lirie, deri në 10 vjet, ose të dyja bashkë.