Serbia po vazhdon lobim e saj në ato shtete që e kanë njohur Kosovës, për ta ç’bërë një gjë të tillë.
Edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë se vendi i tij do të vazhdojë që lojën e shahut për të luftuar me tërheqjen e njohjeve nga vendet që e kanë njohur pavarësisë e Kosovës.
Beogradi dhe Prishtina nuk mund të bien dakord se sa shtete kanë njohur Kosovën e pavarur. Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq, pretendon se qeveria e Prishtinës është duke shtuar numrin e atyre vendeve që pretendojnë se mbështesin pavarësinë e Kosovës dhe se po punon në mënyrë aktive që numri i këtyre shteteve të jetë sa më i vogël, transmeton lajmi.net.
Ai pak ditë më parë garantoi se numri i atyre shteteve që kanë njohur Kosovën do të binte nën 100.
“Qëllimi ynë është që numri i atyre shteteve që e njohin Kosovën të jetë 96, sepse kjo do të thotë më pak se gjysmën e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara”, ka thënë Daçiq për Blicin serb.
Serbia po rreh “gjoks” se është pengesë kryesor që Kosova të mos jetë anëtare e OKB-së, andaj thotë se lobimin kundër Kosovës nuk do ta ndal asnjëherë.
Nga ana tjetër ministri i Jashtëm kosovar, Behgjet Pacolli thotë ka thënë se Serbia po lobon nëpër botë me 20 ekspertë. “Nuk ka shtet në kontinentin afrikan, ku Serbia nuk ka një delegacion që lobon kundër Kosovës”, ka thënë Pacolli.
Blici serb përmes burimeve thotë se është e saktë që numri i ekspertëve që lobojnë kundër Kosovës është 30.
Është 117 numri i shteteve që kanë njohur Kosovës, thotë institucionet e Kosovës, ndërsa përfaqësuesit e institucioneve të Serbisë vazhdojnë të deklarojnë se nuk është e vërtetë, andaj thonë se numri i tyre është 107. /Lajmi.net/