Numri i lindjeve në Kosovë në shtatë vitet e fundit ka shënuar rënie për më shumë se 10 mijë lindje më pak, ndërsa, faktorët kryesor që po shihen si shkaktar të rënies së natalitetit në Kosovë janë kushtet e vështira ekonomike, ligji i lehonisë, planifikimi familjar, si dhe emancipimi i femrës.
Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës në vitin 2010 janë regjistruar gjithsej 33.966 lindje, kurse në vitin 2016 janë evidentuar 23.494 lindje.
Kurse, vetëm në Klinikën e Gjinekologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në vitin 2016 janë regjistruar 10 mijë e 139 lindje, ndërsa për vitin 2017 janë regjistruar 10 mijë e 161, kurse në dy muajt e parë të vitit 2018 janë regjistruar rreth 1 mijë e 442 lindje.