Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016
Kur blini diçka, a i lexoni të gjitha udhëzimet? Sigurisht jo. Nganjëherë ne humbim informata të rëndësishme kur e bëjmë këtë dhe biem në disa shprehi të cilat mund ta dëmtojnë pajisjen tonë.
Sot do ta mësoni mënyrën e drejtë të mbushjes së celularit me energji. Si të gjithë të tjerët, as ju sigurisht nuk e keni ditur mënyrën e drejtë.
Sigurisht keni menduar se është një ide e mirë ta lini celularin në rrymë derisa të mbushet plotësisht, duke menduar se në këtë mënyrë nuk do ta humb shpejtë energjinë, apo? Megjithatë, duket se gjërat nuk janë kaq të thjeshta.
Duket se kjo praktikë e streson shumë baterinë e celularit. Duke e lënë celularin që të mbushet deri në 100% vazhdimisht, ju e vendosni atë në një gjendje të ‘tensionit të lartë’, që e rrezikon baterinë.
Në fakt, mbushja e baterisë plotësisht nuk është gjë e mirë. Voltazhi që nevojitet për ta sjellë baterinë në 100% e streson baterinë gjithashtu. E çfarë të bëni? Lajmi i mirë është se sjellja e zakonshme që kemi menduar se është e keqe në fakt është e mirë dhe duhet ta bëjmë gjatë gjithë kohës.
Ju duhet ta mbushni celularin çdoherë që ju vjen rasti. Rekomandohet që ta futni celularin për t’u mbushur kur bateria e tij është 10% – dhe ta hiqni nga rryma kur është 90%.
Kjo nuk e dëmton celularin tuaj në mënyrën se si njerëzit ju thonë se e dëmton. Në fakt, është më mirë t’ia bëni kështu se sa të prisni derisa të fiket krejt dhe të mos e hiqni nga rryma derisa të bëhet 100%.
Gjithashtu, sigurohuni që celulari juaj të mos nxehet shumë. Nëse vëreni se është nxehur, duhet ta hiqni nga rryma. Dhe gjithashtu duhet ta mbani në mend se sa herë që jeni jashtë në diell, duhet ta mbuloni celularin.