Greqia e paralajmëroi Shqipërinë: Të jeni më të kujdesshëm me çështjen e çamëve

Sakte.net / E hënë, 17 Tetor 2016  

Athina ka paralajmëruar Tiranën të tregohet “më e kujdesshme” lidhur me çështjen çame, pasi sipas ministrit të Jashtëm, Nikos Koxias, Greqia është shumë herë më e fortë se Shqipëria, duke përmendur këtu dhe sistemet e mbrojtjes apo ato të sigurisë.

“Greqia ia kalon në të gjitha drejtimet. Ka dhjetëfishin e BPV-­së, sisteme të shumëfishta mbrojtjeje dhe sigurie, shumëfish forcë ekonomike. Ata janë të varur sa i përket ekonomisë, remitencave të emigrantëve, investimeve, tregtisë. Kemi edhe përfaqësim asimetrik në arenën ndërkombëtare. Ndaj është mirë që të bashkëpunojnë, të bëhen realistë dhe të ndihmojnë në krijimin e marrëdhënieve të përfitimit të përbashkët. Të zgjidhim çështjet e hapura bazuar në të drejtën ndërkombëtare dhe traditën europiane”, ka thënë Koxias.

Koxias,është ndalur dhe te qeverisja e Partisë Socialiste me Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet.

“Fakti që ata qeverisin me partinë e çamëve i ka detyruar të adoptojnë pjesë së agjendës së kësaj partie, siç janë çështjet e çamëve që kryen krime lufte në Greqi, që janë dënuar njëherë e mirë nga gjykatat greke. ‘Çështja çame’ i intereson kësaj pjese të çamëve dhe jo 160 mijë apo më shumë çamëve shqiptarë, që s’kishin dhe s’kanë asnjë lidhje me Greqinë dhe krimet e asaj periudhe. Gabimi i dytë është se, pas vitit 2008, për shkak të krizës, dikush e nënvlerësoi Greqinë dhe mendoi se mund të bëjë lojëra në kurriz të saj”, deklaron më tej ministri i Jashtëm grek.

Kryediplomati grek ka pohuar gjithashtu se, në Shqipëri ka zëra realë që duan të imponojnë marrëdhënie të mira mes dy vendeve, por sërish, duke kujtuar forcën e Greqisë në rajon, Koxias ka theksuar se ata janë përgjegjësit më të mëdhenj për të zgjidhur problemet, pa praninë e palëve të treta.

Edhe në këtë rast, kreu i diplomacisë greke paralajmëron Shqipërinë.

“T’i zgjidhim problemet me vendet që aspirojnë të aderojnë në Europë, përpara se të fillojnë negociatat me Bashkimin Europian. Shpresoj ta kuptojnë se kjo është në interes të tyre”, ka thënë Koxias.

Nikos Koxias është ndalur dhe te deklarata e komisarit Han, duke e akuzuar atë se ka publikuar pa asnjë autorizim katalogun e negocimeve, si dhe ka kërkuar të negociohet një çështje, që sipas Greqisë nuk ekziston.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme