Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot u takua për herë të parë me kryetarin e ri të VMRO DPMNE-së Hristijan Mickovski me të cilin biseduan për zhvillimet politike të këtyre ditëve. Ahmeti tha se me Mickovskin nuk kanë folur për Ligjin e Gjuhëve, por se ai i ka dhënë zotimin se partia e tij do t’i përkrah proceset reformuese në shtet. Hristijan Mickovski nga ana tjetër tha se ata ende kanë qëndrimin e njëjtë lidhur me Ligjin e Gjuhëve dhe se nuk mund të kthehen në Parlament shkaku se gjysmën e deputetëve e kanë në paraburgim. Por, Mickovski nuk pranoi se të kenë vendosur si kusht kthimi në Parlament, lirimin e anëtarësisë së VMRO-së nga akuzat për 27 prillin. Mickovski tha se partia e tij por edhe partitë e tjera politike janë të obliguara që të relakojnë skenën politike, prandaj është i gatshëm që të ndihmojë në këtë drejtim.
Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së
“Mendoj se qëndrimet e VMRO-së kanë qenë shumë transparente në Kongresin që e mbajti, por edhe njëherë i konfirmoi kryetari i ri Mickovski…Ky nuk ka qenë takim për të bërë marrëveshje, ka qenë takim përurimi, por si çështje është hapur. Ne kemi pozicionet tona, ndërsa VMRO-ja të tijat. Ne nuk kemi biseduar për përparim…VMRO DPMNE është e interesuar për ligjet reformuese dhe dëshiron të kontribuojë në këto ligje që të jemi sa më të suksesshëm”
Hristijan Mickovski, kryetar i VMRO DPMNE-së
“Nuk biseduam për detaje. I argumentuam pozicionet tona, ata pozicionet e tyre dhe kështu. Nuk mund të them nëse secili ka mbetur në qëndrimin e tij pasi që këto nuk janë negociata. Vetëm i argumentuam pozicionet tona…Në këtë moment nuk mund të marrim pjesë në punën e parlamentit pasi 12 përqind e deputetëve tanë janë në paraburgim, ndërsa ekziston edhe cënim serioz i ambientit demokratik. E për këtë siç thanë disa ditë më parë përfaqësuesit ndërkombëtar, më së shumti përgjegjësi ka Qeveria”.
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2064190876955087/