Pas pak ditësh Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës pritet që t’i njoftoj edhe zyrtarisht ambasadorët apo konsullët për lëvizjet që do të bëjë.
Lajmi.net ka parë disa nga emrat që do të lëvizin apo do të emërohen ambasadorë të rinj të Republikës së Kosovës.
Janë së paku tre këshilltar të kryeministrit Ramush Haradinaj që do të emërohen ambasador.
Këshilltari kryesor i Haradinajt, Arbër Vllahiu do të jetë ambasador në Çeki. Meliza Haradinaj, këshilltare e kryeministrit, pritet të emërohet ambasadore në Britaninë e Madhe. Beqë Cufaj, i afërt me Haradinajn, do të shkojë ambasador në Gjermani.
Ndërkaq, lëvizja e ambasadorëve aktual do të jetë kështu, mëson lajmi.net: Lirim Greiçevci aktualisht ambasador në Britani të Madhe, do të shkojë në Australi. Edon Cana, konsull i Kosovës në Francë do të zhvendoset në Bullgari.
Alma Lama, ish deputete e LDK-së, aktualisht ambasadore në Romë, do të tërhiqet nga atje për t’u kthyer në Kosovës. Edhe Avni Spahiu, ambasador në Turqi do të kthehet në vendlindje. Fat i njëjtë e pret edhe Nexhmi Rexhepi i cili do të tërhiqet nga Sllovenia. /Lajmi.net/