Vetëm disa muaj më parë dukej se kurdët e Irakut dhe të Sirisë ishin fituesit më të mëdhenj të luftës kundër “Shtetit Islamik”.
Të fuqizuar prej aleancave me fuqitë perëndimore që dikur i kishin tradhtuar dhe ndarë, kurdët nisën të besonin fort se ëndrra e tyre e kahershme ishte në prag të jetësimit, shkruan “Koha Ditore”.
Besonin se do të jetësonin atë që u ishte mohuar për shkak të manovrave të ndryshme politike pas Luftës së Parë Botërore.
Megjithatë, në vend se të kishin tashmë shtetin e tyre të pavarur, kurdët kanë pësuar së fundi një goditje të fuqishme.
Derisa ofensiva luftarake kundër “Shtetit Islamik” ka nisur të zbehet, mbështetja e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të tyre për përdorimin e kurdëve si shtylla kundër xhihadistëve nuk është përkthyer në mbështetje afatgjate diplomatike dhe ushtarake, dhe pa dyshim se nuk do të ketë as mbështetje për shtetësinë kurde.