Kryeministri Ramush Haradinaj i ka uruar mandatin e katërt me radhë kancelares gjermane Angela Merkel, e cila sot zyrtarizoi marrëveshjen që mundëson krijimin e qeverisë pas një bllokade të gjatë.
Ai e ka potencuar përkrahjen e fuqishme të Gjermanisë për pavarësinë e Kosovës, duke konfirmuar se marrëdhënia me këtë shtet është përkushtim i Qeverisë së tij, shkruan gazetametro.net.
“Urimet e mija të sinqerta për mandatin e katërt me radhë për Zonjën Angela Merkel, si Kancelare e Republikës Federale të Gjermanisë.Gjermania gjithmonë ka qenë përkrahëse e fuqishme e pavarësisë së Kosovës, dhe perspektivës euroatlantike të saj. Qeveria e Kosovës është e përkushtuar që t’a thellojë edhe më shumë marrëdhënien tonë strategjike, sidomos tani me koalicionin e madh gjerman”, ka shkruar Haradinaj.
Ky urim i Haradinajt vije pas krijimit të koalicionit të madh të Merkelit pas disa muajsh bllokadë.
Ajo bëri koalicion me social-demokratët të cilët ishin kundërshtarët kryesorë të saj. Hyrja apo jo në qeveri me Merkelin, bëri që socialdemokratët të përçahen, pasi lidershipi dëshironte një bashkëpunim me kancelaren gjermane, ndërkohë gjenerata e re jo. Por për këtë votuan 460 mijë anëtarë të partisë, të cilët ishin pro hyrjes në Qeveri me Merkel./gazetametro.net