Policia: Me kërkesën e saj, 18-vjeçarja nuk u kthye në shtëpi

Policia e Pejës ka dhënë detaje të reja lidhur me 18-vjeçaren e cila u deklarua e zhdukur të premten por u gjet sot në Prishtinë.
Zyrtari për informim i Policisë së Pejës, Driton Rugova, tha se 18-vjeçarja tashmë gjendet në Pejë dhe se rreth rastit të saj po zhvillohen hetime.

Sipas Rugovës, Donjeta Avdijaj ka deklaruar se është larguar me vetë dëshirën e saj.

“E njëjta është dërguar për kontroll mjekësore dhe më pas me kërkesën e saj ajo është dërguar në shtëpinë e sigurt”, tha për KALLXO.com Driton Rugova.

Ai tha se për veprimet hetimore është njoftuar edhe prokurori i shtetit dhe se rasti është nën hetime.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme