Të votosh është një e drejtë e shenjtë që duhet të mbrohet dhe të ushtrohet gjithmonë, thotë 106-vjeçarja italiane Luisa Zappitelli, pasi votoi sot në Çita’ di Kastelo për zgjedhjet parlamentare që po zhvillohen në Itali.
Për herë të parë Zappitelli, siç tregon vetë ajo, ka votuar në 2 qershor të vitit 1946, kur së bashku me familjen dhe një grup mikeshash bëri disa kilometra më këmbë deri në qendrën e votimit, përcjell Atsh.
Gjatë 72 viteve të fundit, zonja e moshuar ka votuar në të gjitha llojet e zgjedhjeve në vend, përfshirë referendumet.