HTC U12 vjen me 6GB RAM dhe 256 GB memorie të brendshme

Llogaria @LlabTooFeR në Twitter ka postuar specifikat kyçe të smartfonit të ri të HTC-së, U12, duke zbuluar se ai do të vijë me kamerën kryesore të dyfishtë (12 + 16 megapikselë), 256 GB memorie të brendshme, kamerën e përparme prej 8 megapikselë, baterinë prej 3,420 mAh si dhe se do të punojë me sistemin operativ Android 8.0.

Për specifikat tjera si procesori Snapdragon 845 SoC, ekrani 5.99-inç me rezolucion QHD, 6 GB RAM memorie është raportuar edhe më herët, transmeton Koha.net. Po ashtu, kjo llogari në Twitter ka zbuluar se HTC U12 do të vijë me veçorinë IP68 (rezistentë ndaj ujit dhe pluhurit), HTC Face Unlock, Edge Sense 2.0 dhe do të jetë në dispozicion në dy versione: me një dhe dy SIM kartela.

Gjithashtu, @LlabTooFeR zbuloi se HTC U12 është vendosur që të lansohet diku ka muaji prill.

HTC Imagine
CPU SD845
Display 5.99 QHD+
RAM up to 6GB
ROM up to 256GB
Dual Main Camera 12mp + 16mp (Sony IMX3xx)
Front Camera 8mp
Battery 3420mah
IP68
HTC Face Unlock
Edge Sense 2.0
Android 8.0 + Sense 10
Full treble support and A/B (Seamless) Updates
Single and Dual SIM version

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme