Haradinaj: Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mbajtur një fjalim në seancën solemne të Parlamentit të Kosovës për 20 vjetorin e rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe të familjes Jashari.

Haradinaj, luftën dhe sakrificën e Jasharëve e ka quajtur “rast unik për liri e dinjitet”.

“Disa nga më të mirët tanë zgjodhën që jetën t’ia dhurojnë atdheut, dhe përpara dorëzimit zgjodhën shpresën. Jasharët përshpejtuan kohën dhe ndërruan epokat, duke mbetur si rast unik për liri e dinjitet”, ka thënë Haradinaj.

“Historia na mëson që të mblidhemi rreth idesë së madhe të shteti sovran si kulm shtëpie për të gjithë ne. Për këtë shtëpi ranë bijat dhe bijtë e zgjedhur të atdheut”.

“Në këtë 20 vjetor duhet të reflektojmë për të kaluarën dhe për rrugën tonë drejt të ardhmes. Tani duhet ta ndërtojmë paqen, sepse ajo është më e vështirë se lufta”.

“Kemi ecur 20 vjet në liri dhe arritjet janë të dukshme”.

“Lavdi e përjetshme për familjen Jashari”

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme