Një fëmijë 10 vjeç ka humbur jetën në rrethana të mistershme, në spitalin e Tepelenës.Ngjarja ka ndodhur gjatë natës së kaluar, ende pa zbardhur e hëna, ku vogëlushi S.Iliazi, është dërguar i vdekur në spital nga familjarët.Prindërit e tij thanë para mjekëve se djali ishte me grip prej disa ditësh dhe befas kishte humbur ndjenjat.
Por pavarësisht tentativave të mjekëve, u konstatua se vogëlushi kishte ndërruar jetë. Fillimisht prindërit e kishin çuar në spital për mjekim, ku pas marrjes së mjekimit situata ishte komplikuar më tej.Paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka ardhur si pasojë e komplikimeve të shkaktuara nga gripi, ndërkohë që hetimet janë në vijim.