Një nxënës i klasës së 10-të е ka therur me thikë mësuesin e tij, pas një përplasjeје paraprake gjatë orës së mësimit. Ngjarja ka ndodhur paradite në afërsi të Shkollës Teknike në Pejë. Pas sulmit, nxënësi i mitur është arratisur nga vendi i ngjarjes.
B.B., mësues në Shkollën e Mesme Teknike “Shaban Spahija” në Pejë, është therur sot me thikë nga një nxënës i tij në klasën e dhjetë.
Ngjarja, dyshet se ka ndodhur pasi paraprakisht B.B. e kishte larguar nxënësin E.H. nga ora e mësimit, pasi ky i fundit kishte penguar mbarëvajtjen e ligjëratës, raporton Gazeta Express.
Nxënësi E.H. fillimisht ka ofenduar në klasë mësuesin e tij, pasi që ky i fundit ia kishte shënuar një vërejtje dhe e kishte larguar nga ora mësimore.
Më pas, rreth orës 11:15, nxënësi i klasës së 10-të, pas përfundimit të orës mësimore, me të hasur mësuesin në afërsi të objektit të shkollës e ka sulmuar atë me thikë, duke i shkaktuar lëndime në pjesën mbi gju.
I mituri është larguar nga vendi i ngjarjes dhe po kërkohet nga Policia, derisa viktima ka marrë trajtim mjekësor.
Rastin e ka konfirmuar për Express zyra për informim e Policisë rajonale të Pejës, nga kanë konfirmuar se ende nuk e kanë kapur të miturin e dyshuar, ndonëse i njëjti është identifikuar.