Sipas të dhënave nga raporti, nga 1.796 pjesëtarë të ushtrisë, prej tyre 237 janë oficerë, 470 nënoficerë, 243 persona civilë, ndërsa 549 ushtarë të angazhuar me kontratë
Formacionin ushtarak të mbrojtjes malazeze në vitin 2017 e përbënin 1.769 ushtarë, tregon raporti mbi gjendjen e ushtrisë për vitin e kaluar, që Qeveria e Malit të Zi e miratoi në seancën e fundit, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas të dhënave nga raporti, nga 1.796 pjesëtarë të ushtrisë, prej tyre 237 janë oficerë, 470 nënoficerë, 243 persona civilë, ndërsa 549 ushtarë të angazhuar me kontratë. Në ushtri janë të punësuar 177 gra, prej të cilave 70 gra ushtarë profesioniste, ndërsa 107 gra janë persona civilë në shërbim të ushtrisë.
“Mosha mesatare e personave të punësuar në ushtri është 40 vjeç. Struktura më e pafavorshme e moshës është tek nënoficerët dhe arrin 43 vjeç. Më e favorshme është tek ushtarët me kontratë dhe arrin 32 vjeç”, shtohet në raport.
Lidhur me misionet e jashtme, gjatë vitit 2017 pjesëtarët e ushtrisë së Malit të Zi kanë qenë të angazhuar në katër misione ndërkombëtare.