Zhvillimi i aktiviteteve të cilat stimulojnë fëmijët dhe moshat e reja për fushën e shkencave ekzakte, ka bërë që të shtohet interesimi edhe për robotikën.
Në Kosovë tashmë funksionojnë disa qendra në të cilat zhvillohen aktivitete ku fëmijët zhvillojnë imagjinatën e tyre.
“Bonevet” e cila prej disa vitesh funksionon në Gjakovë, ka zgjeruar aktivitetin edhe në Prishtinë, ndërsa pritet që të hapet edhe në qendrat e tjera kryesore të Kosovës.
Shtimi i aktiviteteve kreative ka bërë që të organizohet edhe gara e robotikës “Kosova Makers league”, e cila synon rritjen e cilësisë dhe stimulimin që aktivitete të tilla të shtohen edhe më shumë.
Lekë Zherka, nga “Bonevet”, në emisionin Sot të KTV-së ka shpalosur detaje të garës, si dhe mundësitë e pjesëmarrjes.
Intervistën e plotë ndiqeni në linkun e bashkangjitur:
https://www.youtube.com/watch?v=eo0crJAXJRc