Aliti: Shumë shpejt do të vijë koha kur kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar

Zyrtarizimi i Universitetit të Tetovës dhe “Nënë Tereza” nuk është gjë e vogël pasi dihet se sa është numri shqiptarëve në Maqedoni. Pritet të zbardhet rasti “Monstra”, që nuk është vetëm në interesin e shqiptarëve dhe ata që janë në burg, por është interesi i çdo qytetari. Ne kemi përgjegjësi edhe ndaj rasteve të Kumanovës dhe Gjorçe Petrov, si dhe për të sqaruar sherret e vogla që dikush mund të ketë manipuluar, theksoi sot deputeti i BDI-së, Rafiz Aliti.

“Ne deputetët e qeverisë nuk kemi menduar të votojmë për krijimin e Prokurorisë Speciale pasi menduam se nuk ishte e nevojshme, por disa raste na kanë deri tek ajo. Pra, pikërisht përshkak të rasteve që i përmennda u formua PSP-ja që besojë se do t’i zbardh. Unë besoj se zgjidhja për të cilën ne dëshirojmë të jemi deputetë për të dhënë kontributin që qytetarët të kenë një jetë më të mirë. kjo është patriotizmi. Lideri i VMRO-së kërkoi 63 vota edhe udhëheqësi i opozitës thotë kështu. Kjo përbërje parlamentare kishte 83 vota, por kjo nuk do të thotë se në qoftë i fitoni këto vende do të zgjidhish problemet. Maqedonia ka nevojë për një vizion të ri dhe duhet të shkohet në një mënyrë tjetër, në drejtim të zgjidhjes së problemeve. Qytetarët presin që Maqedonia të jetë pjesë e BE-së dhe NATO-s. Kam pasur bashkëpunim të mirë me të gjitha grupet parlamentare, por mënyra se si Veljanoski i jepte hapësirat për seancat plenare me ka zhgënjyer. Gaboi VMRO-ja, që nuk më lejoi mua si zëvendëspresident për të udhëhequr me seancat në gjuhën shqipe. Shumë shpejt do të vijë koha kur kryetari i Parlamentit do të jetë shqiptar”, theksoi Aliti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme