Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të konsiderueshme të barnave të dyshuara si mallra kontrabandë me banderola të Serbisë dhe afat të skaduar.
Bastisja u krye në tri lokacione të ndryshme në rajonin e Prishtinës, të hënën.
Me këtë rast, sipas njoftimit nga policia, është arrestuar edhe një person që pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.
Policia thekson se sipas vlerësimit fillestar, vlera e barnave të sekuestruara është në vlerë rreth 20 mijë euro.