Në Gjykatën Themelore të Gjakovës është kërkuar dënimi i Fatmir Limajt për krime lufte.
Në fjalën e saj përfundimtare, prokurorja Drita Hajdari ka thënë se Limaj nuk e ka përmbushur detyrën e tij të eprorit.
“Limaj nuk ndërmori asnjë veprim për parandalimin e krimit që ishte duke ndodhur. Ai nuk bëri asnjë veprim për zbulimin e autorëve të krimit”, ka thënë prokurorja Hajdari, duke iu referuar vrasjes së Selman Binishit e Ramiz Hoxhës.
Para se të vazhdojë mbrojtja e Limajt me fjalën përfundimtare, familjarët e viktimave aktualisht po japin fjalën e tyre