Përveç kostos së lart të këtyre tarifave, mosndarjesë së çimimit për amvisni dhe industri, mosndarjesë së çimimit të energjisë elektrike në atë sezonal, mosimplementimi i tarifës ditë-natë, problemi i maksigrafit dhe ndërprerjet e shpeshta që e kanë dëmtuar sektorin privat në Kosovë e në veçanti atë prodhues si në kualitet po ashtu edhe në kuantitet, kanë detyruar sektorin privat për kërkim të alternativave për furnizim me energji elektrike. Sipas Odës Ekonomike të Kosovës e tëra kjo e ka një kosto shumë të lart për bizneset vendore e në veçanti për sektorin prodhues ku e pamundëson të jemi konkurrent me vendet e rajonit dhe më gjerë kur në start prodhimi vendor është 13% më i shtrejt se ai që vjen nga konkurrenca.
OEK, thotë se, bazuar në informacionet e ATK-së në Kosovë janë aktive afër 80,000 ndërmarrje dhe në qoftëse kostoja e një gjeneratori për prodhim të energjisë elektrike është prej 300 – 30,000 € dhe pothuajse të gjitha këto kompani posedojnë një generator të tillë. Si nevojë urgjente kalkulimet tregojnë se sektori privat në Kosovë gjatë këtyre viteve ka shpenzuar më tepër se 580 milion euro për blerje duke mos kalkuluar shpenzimet e derivateve të naftës.
Sipas OEK, paradoksi qendron në faktin se këto dukuri negative sa i përket furnizimit me energji elektrike janë duke e përcjellur Kosovën edhe 18 vite pas luftës dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë.
“Me skepticizëm pranojm faktin se kjo është pasoj e mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe individuale në Kosovë sidomos mungesa e sundimit të rendit dhe ligjit dhe këtë mungesë po e paguan qytetari i Kosovës”.
“Sot penalizohet dhe gjobitet ai që nuk e paguan rrymën elektrike që e mbështesin, por nuk penalizohet dhe gjobitet ai që e dëmton në masë të madhe qytetarin e Kosovës, komunitetin e biznesit e në veçanti sektorin prodhues në Kosovë”, njofton tutje OEK.