5 gjëra që duhen ditur për Matteo Salvinin, populistin që pritet të jetë kryeministër i ri i Italisë

Të dielën u mbajtën zgjedhjet e përgjithshme në Itali, të cilat nuk prodhuan fitues të qartë – por që treguan se partitë anti-establishment kishin rritur ndjeshëm forcën e tyre – përfshirë partinë e Salvinit, një partie populiste e njohur si Lidhja Veriore ose vetëm Lega Nord.

Lëvizja euroskeptike 5 star doli partia më e madhe në Itali. Por aleanca e qendrës së djathtë të Lidhjes së Salvinit dhe Forza Italia-s së Berlusconit pritet të formojnë qeverinë.

Salvini shihet si kryeministri i ri i Italisë.

Këto janë pesë gjërat që duhet t’i dini për të:

1.Sllogani i tij “Italia e para.”Një të tillë e ka pasur edhe Presidenti i ShBA-së “America First”.

“Nëse të thuash “italianët të parët” përbën ksenofobi, atëherë s’di çka t’iu them.” – ka thënë Salvini.

2.Flet për “Italexit-in” ose “Quitaly”-në. Salvini e ka mbështetur votën për daljen e Bashkimit Evropian, duke thënë që Italia poashtu duhej të linte BE-në.

“Pse duhet që njerëzit e lirë të mbesin të burgosur të ligjeve absurde dhe të rregullave, me ndalesa rigjide që i turpërojnë nevojat e vërteta të njerëzve dhe vendeve?” i kishte thënë Salvini një gazete.

“Me votën italiane, BE-ja do të kishte shansën e fundit që të reformonte veten. Ndryshe, Brexiti nuk do të ishte asgjë tjetër veçse një proces paevitueshëm shkatërrues, me të gjitha ato pasoja dhe rreziqe me të cilat vjen kjo.”

3.U përgjigj pasi u qortua nga një nënë italiane. Një moment shumë i diskutuar në fushatën zgjedhore ishte kur një nënë, Gabriella Nobile, e postoi një letër të hapur në Facebook, duke thënë që dy fëmijët e saj nga Afrika po përballeshin me abuzime raciste dhe me frikë shkaku i retorikës anti-emigrante të Salvinit.

Në postimin e saj që u bë viral, ajo fajësoi italianët që e “kishin varfëruar kulturën dhe vlerat e një vendi shumë të bukur duke iu shpallur luftë të varfërve, emigrantëve, gejëve dhe refugjatëve.”

“Do t’i largojë nga Italia kriminelët, emigrantët ilegalë dhe shitësit e drogës, por natyrisht që jo fëmijët!” – ishte përgjigjur Salvini. “Meqë të dy jetojmë në Milano, do të isha i lumtur t’iu ofroja një kafe në park, me fëmijët tanë që do të luanin së bashku.”

4.Flet shumë për braktisjen e euro-s, poashtu. Salvini e ka përshkruar euro-n si “një prej krimeve më të mëdha ekonomike e sociale që është bërë ndonjëherë kundër njerëzimit,” sipas një raporti të Reuters, transmeton Periskopi.

Partia e tij ka premtuar t’i japë fund përdorimit të kësaj valute të përbashkët, por aleatët e qendrës së djathtë kanë pikëpamje të tjera.

5.Jo vetëm veriorët këto ditë. Partia e Salvinit me bazë në Milano, për kohë të gjatë e quajtur Liga Veriore, së fundi bëri fushatë për një ndarje të veriut. I përshkruajti jugorët si lypsarë, hajdutë dhe katundarë të pahajrit.

Por Salvini ka marrë mjaft mbështetje në jug të Italisë, dhe partia e ka hequr ndarjen regjionale nga emri, megjithëse shumica vazhdojnë ta quajnë Liga Veriore.

Marrë nga Marketwatch | Përktheu: Periskopi

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme