Babai i Donjeta Avdijajt nga Peja: Vajza m’u kthye në shtëpi

Donjeta Avdijaj, 18 vjeçare nga qyteti i Pejës doli nga shtëpia pasditen e së enjtes rreth orës 10:30. E reja nga Peja u rikthye në shtëpi tri ditë pas. Ajo fillimisht ishte gjetur në Prishtinë pastaj është transferuar për në Pejë në shtëpinë e sigurt ngase nuk dëshironte që të kthehej në familje. Por sot Donjeta është kthyer tek babai i saj. Lajmin për Express e ka konfirmuar vet i ati i 18 vjeçares nga Peja.

Shëndosh e mirë u rikthye tek familja. Vajza 18 vjeçare nga Peja, Donjeta Avdijaj që nga e enjta kishte dal nga shtëpia. Familja e saj kishte kërkuar ndihmë përmes mediave për gjetjen e vajzës.

Familja Avdijaj, nuk kishte ditur asgjë për fatin e saj deri në ditën e diele kur Donjeta nga ana e një taksisti ishte paraqitur në stacionin e policisë në Prishtinë.

Por ankthi i familjes nga Peja nuk mbaroi me gjetjen e vajzës. 18 vjeçarja seri mbrëmë

kishte refuzuar që të kthehej tek familja.

Express të hënën ka qëndruar në Pejë. Familja nuk ka dashur që të flasë për këtë çështje. Por babai i saj Mujë Avdijaj ka konfirmuar se vajza i ëahtë kthyer mbrëmë në shtëpi.

‘Vajza është kthy në shtëpi. Tashmë është me neve. U bindë që të rikthehet pranë familjes. Është shëndosh e mirë. I falënderojmë të gjithë ata që na ndihmuan rreth kësaj çështjeje’ , ka deklaruar për Express babi i 18 vjeçares pejane.

Donjeta Avdijaj nga Peja ishte zhdukur të premten rreth orës 11 e 30.

Ajo ishte nisur për të ndjekur kursin e gjuhës gjermane, dhe që nga dita e premte (dje), më nuk është lajmëruar. /Express/

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme