“Në fund të vitit të kaluar isha në një konferencë në Beograd dhe e shfrytëzova rastin me shku në arkivin e Jugosllavisë për me e kërku raportin e komisionit të Đilas-it (Gjilasit) të vitit 1946 për përcaktimin e kufirit Sërbi-Mali i Zi. Natyrisht, kjo punë kërkonte shumë kohë e mund, e me gjasë edhe shumë para”, ka shkruar Gashi, duke i publikuar edhe dy harta.
Sipas tij, në hollin e arkivit të Jugosllavisë, ishte një ekspozitë, e hapur para 5-6 viteve, me një mori hartash të Jugosllavisë socialiste të viteve 70 e 80.
“Në të gjitha, Çakorri ishte jashtë territorit të Kosovës. Të kuptohemi, nëse ka shpërputhje mes hartave dhe tekstit ose marrëveshjes, prevalon kjo e fundit”, ka shkruar në fund Gashi. /Lajmi.net/